Qeni special Foglia në ndihmë të të prekurve nga tërmeti

TIRANË, 30 nëntor /ATSH/ –  Në ndihmë të të dëmtuarve të tërmetit që goditi Shqipërinë ka qënë edhe Foglia, qeni i kërkimit që ka ardhur nga Italia.

Foglia, ka mbështetur ekipet që kryejnë operacionet e kërkim-shpëtimit, pas tërmeteve që goditën vendin në fillim të javës. “Roli i Foglia-s dhe i pronarëve të saj është shumë i rëndësishëm”, – bën me dije delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri.

BE gjithashtu shton se “tre ekipe kërkim-shpëtimi prej më shumë se 200 vetash janë vendosur në Shqipëri, nëpërmjet mekanizmit tonë të mbrojtjes civile. Tani, po ndihmojmë duke iu përgjigjur kërkesës së Shqipërisë për më shumë mbështetje me ndihma logjistike dhe inxhinierë konstruktorë”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.