TIRANË, 30 nëntor /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale konfirmoi sot se ka ndërruar jetë në spital vajza 20-vjeçare e cila ishte plagosur nga tërmeti i 26 nëntorit dhe ndodhej në gjendje vdekjeje cerebrale (koma).
Xhesika Biqiku ndodhej në spital që prej mëngjesit të 26 nëntorit me plagë të rënda në kokë. Familjarët e saj u lënduan lehtë po pa pasoja për jetën.
Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, mjekët thanë se ajo nuk mund të transferohej jashtë vendit.
Për fat të keq, bilanci i viktimave është rënduar edhe me një jetë tjetër të humbur, duke shkuar në 51 persona. /j.p/