TIRANE, 30 nëntor/ATSH/ Stafi i inxhinierëve të Fondit Shqiptar të Zhvillimit po vijojnë me identifikimin e banesave të prekura nga tërmeti në Durrës.
Sipas njoftimit për shtyp, inxhinierët e FSHZH ndodhen në terren në bashkëpunim me grupin e zjarrëfikësve nga Franca.
Në bashkëpunim, të dyja grupet po identifikojnë banesat në lagjen nr. 5 në Durrës pas dëmtimeve të shumta të tërmetit të 26 nëntorit.
Përveç dëmeve të shumta materiale nga lëkundjet e forta të tërmetit të martën e 26 nëntorit, humbën jetën 51 persona.