AKU kontrolle rigoroze të produkteve në çdo vendgrumbullimi dhe shërbimi ndaj banorëve të prekur nga tërmeti

TIRANË, 30 nëntor/ATSH/ Që prej ditës së parë kur filloi solidarizimi për t’iu gjendur pranë banorëve të prekur, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë të gjitha masat e nevojshme për organizimin, mbikëqyrjen dhe mbarëvajtjen e procesit.

AKU në detyrën e madhe të ngarkuar edhe në mbledhjen e Qeverisë, ku u kërkua gatishmëria totale për të kontrolluar dhe rikontrolluar të gjitha produktet ushqimore me qëllim garantimin e sigurisë dhe cilësisë së tyre, ka hartuar një plan të menjëhershëm pune për të garantuar shëndetin dhe shërbimin efektiv ndaj banorëve të prekur.

Mbrojtja e shëndetit të banorëve të prekur është jetike në këto momente, ndaj Drejtoria Rajonale e AKU Durrës, e ndihmuar edhe nga ato të Tiranës, Elbasanit e Fierit po ushtron kontrolle rigoroze në çdo produkt, në çdo vend grumbullimi dhe shërbimi ndaj banorëve duke asistuar në mirëfunksionimin e mirorganizimin për përballimin e kësaj situate të jashtëzakonshme.

/a.gjonaj/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.