Xhaçka: Solidariteti për të dëmtuarit nga tërmeti, shtrihet deri në Afganistan

TIRANË, 29 nëntor /ATSH – I. Vata/ Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka se ushtarët tanë në Kabul kanë nisur mbledhje e fondeve të solidaritetit për të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Solidariteti i jashtëzakonshëm i këtyre ditëve është shtrirë deri në Afganistan”, shprehet Xhaçka.

Po ashtu Ministrja shton se “miqtë dhe aleatët tanë po kontribuojnë simbolikisht për të prekurit nga tërmeti, edhe në mbledhjen e fondeve që kanë nisur ushtarakët tanë me mision në Kabul”./r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.