Rama fton opozitën të përfshihet në Komitetin Kombëtar të Rindërtimit: Bashkë të bëjmë më të mirën për vendin

TIRANË, 29 nëntor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “do të vlerësonte në rast se opozita do të konsideronte përfshirjen në Komitetin Kombëtar të Rindërtimit me 1 apo 2 përfaqësues, qoftë qoftë për sa i përket aspektit financiar, qoftë për sa i përket aspektit teknik”.

“Besoj që nuk kemi çfarë të ndajmë në këtë aspekt përveçse nevojën e përbashkët për të bërë më të mirën për njerëzit apo vendin”, tha Rama, në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë.

Sipas tij, “Komiteti nuk është as komisioni i Reformës Zgjedhore, as komisioni i dekriminalizimit, as komisioni i ndarjes së enjgjëjve dhe djajve”.

“Këto janë komisione të ditëve me diell, por në këtë ditë pa diell dhe në punë, që do të vazhdojë e papërfshirë dhe e pacënuar nga jeta e përditshme dhe avazi i përditshëm politik që do diskutohet së shpejti, do rifillojë se shenjat e para janë dhënë, është mirë që të jemi bashkë, të punojmë bashkë”, tha Rama. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.