Mësues ndihmës gjatës pasdites në hotele për nxënësit e prekur nga tërmeti

TIRANË, 29 nëntor /ATSH/ – Kryeministri Rama gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, i kërkoi Ministrisë së Arsimit të evidentojë të gjitha dëmet në institucionet arsimore, si dhe të garantojë procesin e mësimit për nxënësit e familjeve të prekura nga tërmeti, edhe me mësues ndihmës gjatë pasdites në hotelet ku janë akomoduar.

“Ministria e Arsimit ka një sërë pikash për të përfunduar verifikimin e situatës në institucionet arsimore për të bërë identifikimin e saj për burime ekstra financimi nga donatorë që lidhen me hapësirën e ndërveprimit mes institucioneve të dedikuara ndaj edukimit në Europë dhe në botë, për të identifikuar nxënësit e familjeve të prekura nga tërmeti një për një dhe për të pasur një trajtim të veçantë për ta. Është shumë e rëndësishme të merren masa për aspektin e mbarëvajtjes së procesit të mësimit për nxënësit që do jenë nëpër hotele, pra duhen marrë një nga një dhe duhet garantuar transporti i tyre në shkollë. Duhen vendosur mësues ndihmës gjatë pasdites për të bërë detyrat. Çdo hotel duhet të ketë një mësues ndihmës që do bëjë mësim në sallën e konferencave ku të jetë aty se ato kanë të gjitha ato që duhen,” u shpreh Kryeministri. /a.sh./j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.