Fotoreportazh/ Pasojat nga tërmeti në ndërtesat e Durrësit

TIRANË, 29 nëntor /ATSH/ Lëkundjet e fuqishme të tërmetit të 26 nëntorit kanë sjellë pasoja të rënda në ndërtesat e qytetit të Durrësit.

Pas përfundimit të operacioneve të kërkim-shpëtimit në rrënojat e ndërtesave të shembura, tashmë vjen faza e përllogaritjes së dëmeve materiale të cilat siç shihen edhe nga pamjet e fotografit të ATSH-së, Agim Dobi janë të mëdha.

Fotografitë sjellin një panoramë të Durrësit, tri ditë pas tërmetit me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter, që goditi në orët e para të mëngjesit të së martës. Durrësi, së bashku me Thumanën ishin dy zonat më të prekura nga tragjedia. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.