FOTO/ PNUD ndihmë për 440 familje rome dhe egjiptiane të prekura nga tërmeti

TIRANË, 29 nëntor /ATSH/ Rreth 440 familje rome dhe egjiptiane, të cilat janë prekur nga tërmeti, kanë përfituan nga ndihma dhe asistenca e PNUD, në koordinim me Agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri dhe autoritetet lokale.

PNUD, bën të ditur se, në bashkëpunim me institucionet e linjës, po punojnë me autoritetet kombëtare dhe lokale për të identifikuar mbështetjen e nevojshme në përpjekjet e rimëkëmbjes pas tërmetit.

“Në bashkëpunim me pushtetin vendore dhe partnerët nga shoqëria civile “Ndihmë për Fëmijët” bëmë vlerësimin e nevojave për komunitetin e romëve dhe egjiptianëve të prekur nga tërmeti në Lezhë, Fushë-Krujë, Durrës, njësia administrative nr. 4 në Tiranë dhe bazuar në nevojat e komuniteteve rome dhe egjiptiane në këto katër zona, PNUD siguroi një furnizim fillestar të ndihmës emergjente në kuadër të programit të përbashkët të OKB- së “Askush mos të mbetet pas” të financuar nga Qeveria zvicerane”, citon njoftimi i PNUD.

/e.xh/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.