VIDEO/ Bashkia Vlorë nderon zjarrfikësin hero që luftoi me gërmadhat e tërmetit

TIRANE, 27 nëntor/ATSH/- Luan Kapaj, drejtuesi i skuadrës së zjarrfikëses nga Vlora që mori pjesë së bashkë me të tjerët në operacionin e kërkim shpëtimit të banorëve të Thumanës nën rrënoja është nderuar nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli me titullin ‘Mirënjohja e qytetit’.

“Nuk mund të lija pa vlerësuar heroizmin tuaj, prandaj sot i jap Luan Kapajt titullin mirënjohje e qytetit të Vlorës si drejtues i zjarrfikëseve së Vlorës që sfidoi jetën për nxjerrjen nga rrënojat të jetëve që kërkojnë shpëtim duke u kthyer në simbol heroizmi. Do të shërbejë si burim frymëzimi për qytetarët e Vlorës dhe Durrësit. Tërmeti i jashtëzakonshëm, Luani ishte i pari që nuk pyeti, na bëri krenarë” tha Leli.

Ndërsa Luan Kapaj u shpreh se “ne jemi të betuar që  jetën do ta lëmë dhe jetën e njerëzve do ta shpëtojmë’.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.