Rahoveci në ndihmë të të prekurve nga tërmeti

TIRANË, 28 nëntor /ATSH/ – Rahoveci është solidarizuar me të prekurit e tërmetit që goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit.

Firmat që operojnë në Rahovec kanë dërguar ndihmat për të prekurit ndërkohë që një nga përfaqësuesit e firmës “Noli” është shprehur për ATSH duke thënë se “Kemi ardhur të sjellim disa ndihma vëllezërve tanë. Kemi sjellë vaj, sheqer, miell dhe veshmbathje e batanije”.

Shumë qytete dhe komuna nga Kosova e Maqedonia janë sensibilizuar me situatën e rëndë në vendin tonë duke ofruar ndihma ushqimore dhe veshmbathje ndërkohë që institucionet e vendeve fqinje kanë ofruar ndihmë me mjete dhe ekspertë të fushës. /j.p/

Pasojat e tërmetit, ndihma edhe nga Rahoveci

Pasojat e tërmetit, ndihma edhe nga Rahoveci

Gepostet von Agjencia Telegrafike Shqiptare am Donnerstag, 28. November 2019

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.