1 milion euro për të dëmtuarit nga tërmeti, Rama falënderon Pacollin

TIRANË, 28 nëntor  /ATSH – I. Vata/- Kryeministri Edi Rama ka falënderuar zëvendëskryeministrin e Kosovës Behgjet Pacolli i cili dhuroi 1 milion euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.

“Rrofsh e qofsh me fëmijët, gruan, vëllezërit dhe kë të do e bardha zemër o Behgjet Pacolli”, shprehet kryeministri Rama

Më herët, Pacolli tha se ishte tronditur nga dëmet në jetën e njeriut dhe në infrastrukturë që tërmeti shkatërrues po lë pas në Shqipëri. “Kjo kërkon solidaritet dhe mbështetje për të siguruar që qytetarët e prekur mund të kthehen shpejt në jetën normale. Kemi vendosur së bashku me familjen time (ne djemtë e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë 1milion Euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti”, tha ai. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.