Thaçi niset për Durrës, solidarizohet me familjet e viktimave të tërmetit

TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është nisur sot për në Durrës, për t’u solidarizuar me familjet e viktimave të tërmetit në Shqipëri.

Po ashtu, presidenti Thaçi do të vizitojë edhe trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që po marrin pjesë në operacionin humanitar në përkrahje të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë për evidentimin e pasojave të shkaktuara nga tërmeti.

Presidenti i Republikës së Kosovës u bën thirrje të gjithë njerëzve vullnetmirë, që në këto momente të vështira të solidarizohen me njëri-tjetrin për ta tejkaluar fatkeqësinë dhe dhimbjen së bashku./k.s/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.