RUMANI – Dancila jep dorëheqjen pas dështimit në zgjedhjet presidenciale

BUKURESHT, 27 nëntor /ATSH-AFP/ – Presidentja e Partisë Social-demokrate Rumune, Viorica Dancila hoqi dorë nga funksionet e saj, 48 orë pas humbjes të së majtës në zgjedhjet presidenciale.

“Kam paraqitur dorëheqjen time, është një gjest dinjiteti, jo dobësie”, deklaroi Dancila në përfundim të një takimi të partisë së saj PSD, që zgjati më shumë se gjashtë orë.

E emëruar kryeministre në janar të vitit 2018, ajo mori 34% të votave në turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të së dielës duke u renditur pas presidentit në ikje, Klaus Iohannis.

Ky i fundit fitoi një mandat të dytë me rreth 66% të votave”, sipas rezultateve ende të pjesshme.

“Kam bërë gjithçka kam mundur për të marrë një rezultat të mirë në zgjedhjet presidenciale, por pas diskutimeve me kolegët e mi, kuptova që kjo parti kishte nevojë për një ekip të ri dhe një program të ri”, deklaroi ajo.

Prej gjashtë javësh, qeveria e Viorica Dancila u rrëzua nga një mocion mosbesimi në parlament dhe u zëvendësua nga një kabinet i formuar nga Partia Liberale (PNL) ku bën pjesë edhe Iohannis.

Social-demokratët do të kërkojnë një figurë të re në fillim të 2020, në kuadër të zgjedhjeve lokale dhe legjislative, të parashikuara vitin e ardhshëm./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.