Punë heroike në një situate jo normale, u shpëtuan mbi 40 qytetarë nën rrënoja

TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ – Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste televizive nga Durrësi tha se strukturat kanë bërë një punë heroike.

“Forcat tona kanë bërë një punë heroike, në numrin e lartë të të shpëtuarve në raport me situatën dramatike, strukturat ja dolën të shpëtojnë mbi 40 jetë jetë të qytetarëve të bllokuar nën rrënoja. Një pjesë e të shpëtuarve janë kontribut i drejtpërdrejt i miqve që janë dyndyr nga të gjitha anët”, tha Rama.

“Kemi nisur të sistemojmë familjet pranë stadiumit , si dhe në hotelet këtu në bregdet. Ky nuk është tur i thjeshtë dhe po mbaj brenda shumë dhimbje të këtyre njerëzve. Mundohem të nxjerr sa më shumë energji pozitive. Njerëzit janë nën efektin e një goditjeje shumë të fortë. Të shpëtuarit janë në raport të lartë në raport me situatën dramatike”, u shpreh Rama. /a.a/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.