Pasojat nga tërmeti/ Anulohen aktivitetet për 75-vjetorin e Çlirimit

TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ – Ministrja e Kulturës, Elva Margariti në respekt të dhimbjes që po përjeton vendi ynë nga tërmeti i ditës së martë ka bërë me dije se janë anuluar të gjitha aktivitet festive me rastin e 75- vjetorit të Çlirimit.

“Në respekt të dhimbjes që po përjetojnë të gjitha ata, që humbën të dashurit e tyre, si pasojë e tërmetit, dhe duke qenë pranë çdo shqiptari në nevojë në këto ditë të vështira, njoftojmë se aktivitetet festive, të organizuara me rastin e 75-vjetorit të Çlirimit do të anulohen”, shprehet ministrja Margariti.

Sot në vendin tonë është shpallur ditë zie kombëtare për shkak të pasojave të rënda që shkaktoj tërmeti i ditës së martë në Durrës e Thumanë ku aktualisht numri i viktimave është 30 ku ekipet e shpëtim-kërkimit po vijojnë punën për nxjerrjen e personave nën rrënoja. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.