FOTOGALERI/ Qyteti i Divjakës solidarizohet në ndihmë të prekurve nga tërmeti, vetëm për një ditë 5 milionë

TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ – Qytetarët e Divjakës, administrata e bashkisë, Grupi Rinor i bashkisë dhe Zyra Arsimore u solidarizuan sot në mbështetje të të prekurëve nga tërmeti.

Vetëm sot u mblodhën rreth 5 milionë lekë që u depozituan në llogaritë e vëna në dispozicion nga qeveria dhe u mbush një kamion me ndihma.

Kontributin i qytetarëve nuk pushoi sot gjithë ditën në tavolinat e instaluara nga bashkia në sheshin qendror të qytetit të Divjakës.

Kjo gatishmëri dhe solidaritet i treguar nga të gjithë bën me dije bashkia e Divjakës do të vazhdoi edhe nesër për ata që nuk patën mundësi të kontribuonin sot, të bëhemi edhe një herë të gjithë bashkë ti themi vëllezërve dhe motrave tona që nuk janë vetëm, që dhimbja e tyre është edhe e jona, që së bashku me atë kamionin e ndihmave vijnë edhe lutjet tona.

“Nesër përsëri ne shesh të tregojmë vlerat tona, të ndajmë dhimbjen me vëllezërit dhe motrat tona. Faleminderit të gjithëve për kontributin e dhënë”, përfundon njoftimi i bashkisë Divjakë. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.