Forcat e Ushtrisë Amerikane në Shqipëri: Ndihmojmë popullin shqiptar në këtë kohë të vështirë për të

TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ – Forcat e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara kanë mbërritur në Shqipëri për të mbështetur operacionet ndihmuese pas tërmetit të 26 nëntorit.

Me anë të një njoftimi për shtyp, Ambasada e SHBA në Tiranë thekson se, “Forcat e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara nga Njësia për Mbështetjen Civile dhe Ushtarake në Kosovë mbërritën dje në Shqipëri, për të mbështetur operacionet ndihmuese pas tërmetit të 26 nëntorit”.

“Shqipëria është një vend partner, aleat dhe mik dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë punën e përbashkët për të ndihmuar popullin shqiptar në këtë kohë të vështirë për të”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Ambasada Amerikane.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.