Departamenti i Sizmologjisë: 524 tërmete që nga lëkundja e fortë e mëngjesit të djeshëm

TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ 524 lëkundje të tokës që nga lëkundja e fortë e mëngjesit të djeshëm janë shënuar sipas Departamentit të Sizmologjisë dhe Instituti të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhje Mjedisit.

4 nga lëkundjet ishin me magnitudë mbi 4.5 përfshirë edhe lëkundjen e fort të orës 03.55 të së martës me magnitudë 6.3 ballë të shkallës Rihter.

Ndërkohë 7 lëkundje janë me magnitudë 4-4.5. Rreth 17 lëkundje janë 3.5-3.9, dhe pjesa tjetër janë poshtë kësaj magnitudë.

I fundit është shënuar rreth orës 08.31 të ditës së sotme me magnitude 3.4 Rihter, me burim në Detin Adriatik.

Tërmeti që goditi vendin mëngjesin e së martës ka një bilanc tragjik. Deri tani janë 25 të vdekur, 657 të lënduar dhe fatmirësisht deri tani edhe 45 jetë të shpëtuara nga rrënojat.

/a.gjonaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.