TIRANE, 26 nëntor/ATSH/ 400 efektivë të Batalionit të Xhenios, Forcave Komando, Forcave Speciale dhe Forcës Tokësore janë në terren në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe për ngritjen e çadrave për strehimin e familjeve, banesat e të cilave janë dëmtuar.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka zhvilloi sot një takim në Shtabin e Emergjencave në Qendrën e Bashkuar Operacionale të Forcave të Armatosura.
“Qendra e Bashkuar Operacionale në funksion të plotë për koordinimin me strukturat vendore dhe ato qendrore”, tha Xhaçka.
/m.m/r.e/