VIDEO/Ekipet e ekspertëve të Emergjencave Civile nga Greqia dhe Italia nisen drejt Thumanës

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ Në Rinas kanë mbërritur edhe ekipet e ekspertëve të Emergjencave Civile nga Greqia dhe Italia.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se në Rinas ka mbërritur ekipi i ekspertëve të Emergjencave Civile greke.

Gjithashtu, në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit ka mbërritur edhe ekipi i specialistëve nga Mbrojtja Civile italiane.

Ata po nisen drejt Durrësit e Thumanës, dy prej zonave më të prekura nga tërmeti i sotëm që goditi Shqipërinë, duke shkaktuar 13 viktima dhe mbi 600 të plagosur.

Në terren po vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërkohë që deri tani janë shpëtuar 42 persona nga rrënojat e godinave të shembura.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.