Tjetër lëkundje tërmeti në Tiranë, me magnitudë 5 të shkallës Rihter

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ Një tjetër tërmet u regjistrua mesditën e sotme në vendin tonë. Nga të dhënat që raporton Ministria e Mbrojtjes bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë 5 të shkallës rihter, me epiqendër në Kepin e Rodonit.

Ndërkohë që ekipet e shpëtimit po mundohen të nxjerrin nga rrënojat personat që kanë mbetur brenda, pas tërmetit të rënë mëngjesin e sotëm.

Tërmeti i orës 03:55 me magnitudë 6.3 Rihter goditi në orët e para të mëngjesit vendin tonë. Deri tani raportohen 13 viktima dhe mbi 600 të plagosur. Ekipet e shpëtimit po mundohen të nxjerrin nga rrënojat personat që kanë mbetur brenda./k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.