Tërmeti/ Ulet në gjysmështizë flamuri i Shqipërisë në selinë e NATO

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ – Flamuri i Shqipërisë në selinë e NATO-s është ulur në gjysmë shtizë pas tragjedisë nga tërmeti që deri tani i ka marrë jetën 14 personave dhe ka lënë të plagosur rreth 600 të tjerë.

Fotoja e flamurit shqiptar në gjysmë shtizë është postuar nga llogaria zyrtare e NATO-s në “Twitter” me mesazhin: “Flamujt e Aleatëve tanë Shqipëria dhe Franca janë në gjysmën e shtizës jashtë Selisë së NATO-s, pas tërmetit në Shqipëri dhe për të nderuar ushtarët francezë të rënë në Mali”. /a.sh./

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.