Pasojat e tërmetit, Hahn: BE qëndron pranë Shqipërisë në këtë moment të vështirë

TIRANË, 26 nëntor  /ATSH – I. Vata/- Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Europian, Johannes Hahn ka shprehur ngushëllime për familjet e dëmtuar nga tërmeti i sotëm në Shqipëri dhe lutet për shërim të shpejtë të të lënduarve.

“I brengosur thellësisht për tërmetin shkatërrues të tokës në Shqipëri, unë po dërgoj ngushëllimet e mia të sinqerta familjeve të viktimave dhe shpresoj për shërim të shpejtë të shumë të plagosurve”, tha Hahn.

Po ashtu Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn  thekson se “Bashkimi Europian qëndron pranë Shqipërisë në këtë moment të vështirë.

Tërmeti me magnitudë 6.3 ballë të shkallës Rihter ra në orën 03.55 të mëngjesit të së martës.

Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, raportohet se epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.