OSBE solidaritet me popullin shqiptar, stafi i ambasadës dhuron gjak te Spitali i Traumës

TIRANË, 26 nëntor/ATSH – I. Vata/ Prezenca e OSBE-së në Shqipëri solidaritet me popullin shqiptar në këto momente të vështira.

“Jemi në solidaritet me popullin shqiptar në këto momente të vështira. Ngushëllimet tona më të ndiera për familjet e viktimave të këtij tërmeti të tmerrshëm”, shprehet OSBE.

Po ashtu OSBE thekson se “në Spitalin e Traumës është hapur një qendër për dhurimin e gjakut dhe stafi ynë do të jetë atje”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.