Kitaroviç-Metës: Kroacia, ndihmë profesionale dhe humanitare për përballimin e pasojave të tërmetit

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic i telefonoi sot Presidentit Ilir Meta për t’i shprehur ngushëllimet për humbjet e jetëve, si pasojë e tërmetit që goditi sot Shqipërinë, si dhe solidaritetin e mbështetjen e popullit kroat për popullin shqiptar.

Presidentja Kitaroviç e informoi Presidentin Meta për ndihmën profesionale dhe humanitare të Kroacisë që pritet të mbërrijë sot në Shqipëri për përballimin e pasojave të tërmetit.

Presidenti Meta e falënderoi homologen kroate për këtë solidaritet dhe reagim të menjëhershëm në këto momente të vështira./m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.