Iohannis: Rumania, solidaritet të plotë me Shqipërinë

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis i dërgoinjë mesazh ngushëllimi Presidentit Ilir Meta.

“Me trishtim të thellë mësova për tërmetin shkatërrimtar në vendin tuaj, me pasojë të humbjes të jetëve dhe qindra persona të lënduar. Në këto momente të një sprove të vështirë për popullin shqiptar, doja të përcillja në emrin tim personal dhe të Rumanisë, ngushëllime familjeve të viktimave dhe urime për shërim sa më të shpejtë për të lënduarit”, shkruhet në mesazhin e Presidentit të Rumanisë.

Presidenti Klaus Iohhanis, shprehu gjithashtu, solidaritetin e plotë të Rumanisë me Shqipërinë dhe përmendi faktin se Rumania dërgoi një ekip kërkim-shpëtimi në zonat e prekura./m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.