FOTOGALERI/28 persona të shpëtuar nga rrënojat e tërmetit

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ Ekipet e shpëtimit kanë shpëtuar deri tani 28 persona, duke i nxjerrë nga rrënojat e godinave të dëmtuara nga tërmeti që goditi mpngjesit e sotëm vendin.

“Teksa vijojnë përpjekjet pa ndalim për të shpëtuar këdo që gjendet ende nën rrënoja, janë shpëtuar 28 persona. Ndërkaq FA kanë filluar të ndërtojnë hapësirat strehuese”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Mbrojtjes.

Lëkundje të forta tërmeti u ndjenë sot rreth orës 03 e 55 minuta në Tiranë. Sipas të dhënave paraprake nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, raportohet se tërmeti ishte me magnitudë 6.3 ballë. Epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana./m.m/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.