Dy helikopterë me ndihma dhe ekspertë të Ministrisë rumune të Mbrojtjes mbërrijnë në Rinas

TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se në Rinas kanë mbërritur dy helikopterë të Ministrisë rumune të Mbrojtjes për të përballuar situatën e vështirë që po kalon vendi ynë si pasojë e tërmetit.

Sipas njoftimit për medie, dy helikopterët e Ministrisë rumune të Mbrojtjes janë me ndihma dhe me ekspertë të emergjencave civile.

Gjithashtu vendet e tjera mike të cilat janë bashkuar në ndihmë të vendit tonë janë SHBA, Italia, Greqia, Franca, Turqia, Kroacia, Mali i Zi e Kosova. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.