Durrës, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura pranë pallatit të shembur nga tërmeti

TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ Zjarrfikësit dhe efektivët e Forcave të Armatosura po punojnë me shpejtësi për t’u ardhur në ndihmë banorëve të zënë në rrënojat e një shtesës së një pallati në Durrës, shembur nga lëkundjet e forta të tërmetit që goditi në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas informacioneve zyrtare, bëhet fjalë për shembjen e shtesës së një pallati në Durrës.

Tërmeti me magnitudë 6.3 ballë të shkallës Rihter ra në orën 03.55 të mëngjesit të së martës.

Sipas të dhënave paraprake nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, raportohet se epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.