LONDËR – Tërhiqet nga kinematë një film për bandat

LONDËR, 25 nëntor /ATSH-AFP/ – Dy kinema britanike kanë tërhequr shfaqjen e një filmi mbi luftën e një bande në Londër, me titullin “Blue Story”, pas dhunës gjatë prezantimit të këtij filmi, të shtunën, në një kinema të Birminghamit, në qendër të Anglisë.

Grupe të rinjsh, disa të armatosur me thika, u përballën të shtunën në mbrëmje në qendrën tregtare ”Star City”.

Gjashtë prej tyre, mes të cilëve një adoleshent 13-vjeçar, u arrestuan dhe shtatë policë u plagosën.

Pas këtyre përplasjeve, grupi VUE, i cili operon ”Star City”, njoftoi se nuk do të publikonte më filma me metrazh të gjatë në 91 kinema në Britaninë e Madhe dhe në Irlandë.

“Filmi tregon historinë e dy miqve nga lagje të ndryshme të Londrës përfshirë në një luftë bandash.

Autori dhe regjisori i filmit, Andrew Onwubolu, i njohur me emrin “Rapman”, theksoi se shpresonte që tërheqja e filmit nuk do të përbënte një dënim për të./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.