Bashkëqeverisja/ 31 759 ankesa të zgjidhura në nivel qendror

TIRANË, 24 nëntor/ATSH/ Numri ankesave të zgjidhura gjatë kësaj jave nga platforma e bashkëqeverisjes në nivel qendror është 31 759 ankesa nga 48 231 ankesa të regjistruara.

Sipas shifrave të publikuara, rezulton po ashtu se janë 4 062 ankesa të zgjidhura në nivel vendor nga 8 680 ankesa të regjistruara.

Javën që lamë pas spikatën 19 raste suksesi: 5 raste nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës; 2 raste nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë, 1 rast nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, 1 rast nga Ministria e Brendshme, 1 rast nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, 2 raste nga Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, 2 raste nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës, 2 raste nga qarku Tiranë.

Numri total i LOG IN në faqe është 12 0707, ndërsa numri total i regjistrimeve të reja 20235./m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.