OSHEE vijon punën për riparimin e defektit në Yzberishtit

TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Brigadat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike vijojnë intensivisht punën për riparimin e defektit në kabinën private pranë Yzberishtit.

OSHEE ka njoftuar se avaria në këtë kabine shkaktoi probleme me fiderin tension i mesëm.

“Gjatë punimeve për riparimin e rrjetit ka pësuar dëmtime një punonjës i OSHEE, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht po bëhen manovrimet përkatëse për rikthim të shpejtë të furnizimit me energji elektrike”, thuhet në njoftimin zyrtar. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.