TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të shkarkojë sot nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Lezhës, Simon Pashuku.
Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit u shpall nga trupa gjyqësore e drejtuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Xhensila Pine dhe anëtare Suela Zhegu.
Pashuku u shkarkua nga detyra për “deklarim të rremë” dhe “fshehje pasurie”.
Pashuku është dekretuar prokuror në vitin 2012, ndërsa më parë ai kishte punuar si oficer i Policisë Gjyqësore. Ai u hetua nga KPK vetëm në kriterin e pasurisë.
/gj.mima//m.m/