GJERMANI – Konservatorët e Merkel në një kongres në pritje i tensionuar

LEIPZIG, 22 nëntor /ATSH-AFP/ Me plot dyshime pas shumë dështimesh elektorale, konservatorët e Angela Merkel-it janë mbledhur sot për një kongres, që pritet të jetë i tensionuar, ndërkohë që vazhdon të rritet zemërimi kundër kryetares së tyre Annegret Kramp-Karrenbauer.

Prej një viti, Bashkimi Kristian-Demokrat (CDU) drejtohet nga ky person i afërt me Kancelaren, që është gjithashtu edhe ministre e Mbrojtjes.

Por dështimet elektorale, në favor të Të Gjelbërve gjatë zgjedhjeve europiane, pastaj në favor të të djathtës ekstreme gjatë atyre rajonale, e kanë destabilizuan partinë më të madhe gjermane dhe e vunë nën tension atë që shpesh i referohen me inicialet AKK.

“Në mesin e partisë, ndihet një dëshirë e madhe për të patur drejtues të rinj nëpër poste”, u shpreh deputeti Axel Fisher./ /ervo/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.