GJERMANI – BMW tërheq 232 000 automjete për shkak të rrezikut nga zjarri

MYNIH, 21 nëntor /ATSH-DPA/ BMW po tërheq 232 000 automjete për shkak të një rreziku të mundshëm nga zjarri, deklaroi prodhuesi gjerman i makinave.

Tërheqja filloi që vitin e kaluar. Një zëdhënëse e BMW-së deklaroi se vetëm 113 000 makina do të duhej të riktheheshin përsëri në fabrikë. Megjithatë, rreziku i zjarrit është shumë i ulët.

Arsyeja për këtë është një problem në sistemin e riciklimit të gazrave të shkarkuar. Të prekura janë automjetet me motorë me katër cilindra me naftë, nga seritë 1 deri në seritë 7, si dhe modelet SUV X1, X3, X4, X5 dhe X6.

Sipas BMW-së, pronarët e automjeteve të prekur janë duke u kontaktuar. / /sara/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.