KINË – FMN: Tensionet tregtare ulin me 0,8 % PBB-në globale

PEKIN, 21 nëntor /ATSH-DPA/ – Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi se tensionet tregtare dhe pasiguritë që mund të vijnë mund të ulin 0,8 % Produktin e Brendshëm Bruto të botës brenda vitit të ardhshëm.

”Ekonomia globale është në një ngadalësim të sinkronizuar”, tha drejtoriesha e FMN-së, Kristalina Georgieva, në përfundim të një tryeze të rrumbullakët me kryeministrin kinez Li Keqiang dhe krerët e pesë organizatave të tjera ndërkombëtare në Pekin.

”Pothuaj 90% e PBB-së botërore po ngadalësohet në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa para dy vjetëve  para luftës tregtare ishte 75%”, deklaroi Georgieva.

FMN pret që ekonomia e Kinës të rritet me 6,1 % këtë vit dhe të rrëshqasë nën 6% vitin e ardhshëm.

Ekonomia e dytë më e madhe në botë ka ngadalësuar rritjen në tremujorin e tretë të vitit me ritmin e saj më të ngadaltë në gati tre dekada, në 6%, nën presionin e rritjes së borxhit dhe luftës tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës./  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.