BRUKSEL – Tusk: Liga e Veriut në PPE? Ka limite për çdo gjë!

BRUKSEL, 21 nëntor /ATSH-ANSA/ – Kam shumë imagjinatë, por ka kufij, ishte përgjigjja për gazetarët e presidentit të ri të Partisë Popullore Europiane, Donald Tusk teksa u pyet mbi përfshirjen e Ligës së Veriut (Lega Nord) të Matteo Salvini në PPE.

”Mund të them se deri më tani nuk kemi marrë asnjë kërkesë nga Liga e Veriut  për anëtarësimin në grupin tonë”, shtoi ish-presidenti i PPE, Joseph Daul.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, ka nisur një fushatë sulmi kundër autokratëve dhe populistëve, me marrjen e drejtimit të të djathtës europiane./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.