RIAD – Salman: Irani të heqë dorë nga ideologjia ekspansioniste

RIAD, 20 nëntor /ATSH-AFP/ – Mbreti saudit, Salman i kërkoi sot Iranit, rivalit të madh rajonal të Riadit, që të hiqte dorë nga ideologjia ekspansioniste dhe shkatërruese, ideologji  që dëmtonte popullin e tij.

“Kjo është e vetmja mënyrë për të ndryshuar qëndrimin ndërkombëtar që hedh poshtë praktikat e tij”, tha Salman në një fjalim para Këshillit të Shuras, sipas një mesazhi në Twitter të Ministrisë saudite të Punëve të Jashtme./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.