IZRAEL – Lieberman refuzon Netanyahun dhe Gantz për kryeministra

JERUZALEM, 20 nëntor /ATSH-AFP/ – Avigdor Lieberman, në krye të një partie të papërfaqësuar, mbështetja e të cilit mund të jetë thelbësore për formimin e një koalicioni në Izrael, konfirmoi sot se nuk do të mbështeste as Benjamin Netanyahun, as rivalin e tij, Benny Gantz për të formuar një qeveri.

“Në situatën aktuale ne jemi drejt zgjedhjeve të reja”, deklaroi Lieberman, kreu i formacionit nacionalist laik, Israël Beiteinou, në një konferencë shtypi në Jerusalem, ndërkohë që Benny Gantz ka vetëm disa orë për të formuar një qeveri.

Zgjedhjet legjislative që u zhvilluan në shtator nuk arritën të ndanin qartë Netanyahun, kryeministri në ikje, dhe  Gantz, i cili nuk arriti të merrte mbështetjen e nevojshme, me aleatët e tyre përkatës, për të siguruar një mazhorancë parlamentare.

Presidenti, Reuven Rivlin kishte mandatuar, Benjamin Netanyahu, në pushtet që prej vitit 2009, për formimin e një qeverie./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.