“Të drejtat e fëmijëve”, ekspozitë sensibilizuese në Lezhë

TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ “Të drejtat e fëmijëve” ishin tema e një ekspozite të hapur sot në Qendrën Komunitare Multifunksionale Lezhë.

Ekspozita u organizua në kuadër të kalendarit të aktiviteteve që Drejtoria e Shërbimeve Sociale bashkia Lezhë ka planifikuar gjatë këtij muaji me partnerët lokal që punojnë drejpërdrejtë me fëmijët.

Pikturat e paraqitura u punuan nga fëmijët të cilët frekuentojnë këtë Qendër, ku po implementohet projekti IRMA në bashkëpunim me organizatën partnere “Terre des Hommes”.

Në Qendrën Komunitare Multifunksionale Lezhë ofrohen shërbime dhe realizohen aktivitete të cilat kanë në fokus mbrojtjen e fëmijëve dhe edukimin e tyre, si dhe fuqizimin e familjes.

 

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.