Rritja e sigurisë, 79 të proceduar gjatë 24 orëve të fundit

TIRANË, 19 nëntor/ATSH-Arbi Fortuzi/- Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 79 shtetas, konkretisht: 13 janë arrestuar, 8 janë ndalur dhe 58 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 6 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale. Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, në të gjithë territorin, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 11 raste, konkretisht: 6 raste të “Kanosja”, 2 në Gjirokastër, 1 në Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Korçë, 1 në Fier; 3 rast të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Tiranë, 1 në Shkodër dhe 1 në Elbasan; 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Fier dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të dhunës në familje, 1 në Tiranë dhe 1 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe janë plotësuar 10 kërkesë – padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar raste 13 raste, 1 në Elbasan, ku autori është arrestuar në flagrancë dhe 12 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Janë evidentuar 3 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, 1 në Tiranë dhe 2 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e shkatërrimit të pronës është evidentuar 1 rast, në qarkun Vlorë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë. Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 10 raste, 4 në Tiranë, 1 në Durrës, 2 në Vlorë dhe 3 në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Janë proceduar 2 shtetas për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në të gjithë territorin janë evidentuar 7 raste aksidentesh, me 2 viktima dhe 7 të lënduar jashtë rrezikut për jetën. Janë evidentuar dhe arrestuar 5 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 2 në Tiranë, 1 në Berat, 1 në Fier dhe 1 në Vlorë. Janë evidentuar dhe proceduar 4 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 1 në Tiranë, 1 në Elbasan dhe 2 në Lezhë. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.