Margariti takon homologen greke, diskutohen bashkëpunimet e ardhshme

TIRANË, 19 nëntor /ATSH/ Ministrja e Kulturës, Elva Margariti u takua sot në konferencën e UNESCO-s me homologen greke, Styliani Mendoni me të cilën shkëmbeu mendime për bashkëpunime të ardhshme.

“Si dy vende fqinje dhe me përvoja të ngjashme, kemi shumë për të mësuar nga njëri-tjetri”, tha Margariti.

“Diskutuam mbi bashkëpunimet e ardhshme në fushën e arkeologjisë, muzeologjisë, konkretizimin përmes një kalendari të përbashkët ëorkshop-esh gjatë 2020, për mbështetjen e të rinjve, për zhvillimin e industrisë kreative, për ngritjen e kapaciteteve dhe specializimin në rivlerësimin e veprave të artit etj”, vuri në dukje ajo.

Takimi u mbyll me dëshirën e konkretizimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ministrat e Kulturës nga e gjithë bota janë mbledhur sot në UNESCO, në një konferencë të përbashkët, për të ndarë eksperiencat e tyre, në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm, përmes kulturës dhe politikave publike. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.