Lufta ndaj krimit mjedisor në Ballkanin Perëndimor

TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ – Krimi mjedisor ishte në fokus konferencës SPIDER WEB e cila u mbajt në Zagreb të Kroaci, ku u diskutua për luftimin e këtij fenomeni në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë konferencë morën pjesë edhe përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit.

Ndër të tjera, në konference u theksua se një mënyrë për të luftuar krimin mjedisor është të rritet më shumë ndërgjegjësimi publik mbi ndikimin e krimit mjedisor dhe në shëndetin e njerëzve, pasi kjo do ta bëjë zbatimin një përparësi më të lartë.

Sugjerime të tjera përfshijnë vazhdimin e trajnimit praktik dhe të specializuar, lehtësimin e shkëmbimit të praktikave më të mira dhe ndërtimin e një rrjeti rajonal të zbatimit. /a.sh./ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.