BELGJIKË – NATO zgjeron kompetencat e mbrojtjes edhe në hapësirë

BRUKSEL, 19 nëntor /ATSH-DPA/ Aleanca ushtarake e NATO-s pranoi të zgjerojë kompetencat e saj në hapësirë, gjë që e bën këtë fushën e pestë operative pas ajrit, tokës, detit dhe hapësirës në internet, deklaruan burimet.

29 aleatët nënshkruan këtë sipërmarrje para një takimi të ministrave të Jashtëm të NATO-s, në Bruksel.

“NATO nuk ka qëllim të vendosë armë në hapësirë”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg, duke shtuar se qëllimi ishte mbrojtja. / /sara/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.