Balluku: Infrastruktura, një nga kolonat kryesore të rritjes ekonomike

TIRANË, 19 nëntor /ATSH/- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku prezantoi sot në Komisionin Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin projektbuxhetin 2020.

Gjatë fjalës së saj, Balluku kërkoi vëmendjen dhe mendimin e anëtarëve të këtij komisioni për planet e së ardhmes në fushat që mbulon institucioni që ajo drejton.

“Infrastruktura si një nga kolonat kryesore të rritjes ekonomike, edhe pse me një propozim të reduktuar nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë për vitin 2020, do të vazhdojë të jetë çelësi i suksesit në mbështetje të fushave të tjera prioritare si turizmi dhe bujqësia”- tha Balluku.

“Është e një rëndësie të veçantë sigurimi i financimit për projektet e nisura, për të përmbushur angazhimet publike për afatin e dorëzimit të tyre, pa krijuar detyrime të prapambetura, në respekt edhe të rekomandimeve të FMN. Aeroporti i Vlorës, aksi Thumanë-Rrogozhinë, pjesë e korridorit Adriatiko-Jonian dhe Tuneli i Llogarasë – janë tri projekte të mëdha infrastrukturore që lançojmë në 2020-ën, investime me një impakt të drejtpërdrejtë në zhvillimin e vendit. Me vizion, përkushtim dhe punë ndërtojmë”- deklaroi ministrja Balluku.

e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.