Aksi Kardhiq-Delvinë/ Beqaj: I shërben rritjes së fluksit të turistëve, të ndërtojmë aeroport në Finiq

TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Deputeti i Partisë Socialiste Ilir Beqaj, relator i projektbuxhetit për infrastrukturën dhe energjinë për vitin 2020, kërkoi sot ndërtimin e aeroportit të Finiqit, i cili do të luante një rol të jashtëzakonshëm për tërheqjen e turistëve nga Europa Veriore.

Edhe ndërtimi i segmentit rrugor Kardhiq-Delvinë, si dhe tuneli i parashikuar në këtë aks do t’i shërbejë rritjes së fluksit, tha ai në Komision, ku e pranishme ishte ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

“Korfuzi nuk ka më vend për turistë, pasi është i tejngopur. Nëse do të shtosh fluksin e turistëve nga Europa Veriore në Sarandë duhet ndërtuar aeroporti i Finiqit. Janina i ka lënë një hapësirë nga ora 02:00-05:00 fluturimeve çarter për pasagjerët që duan të vijnë drejt Shqipërisë, që na penalizon”, deklaroi Beqaj. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.