20-vjetori i Bankës Qendrore të Kosovës/ Sejko: Sektori financiar, në dinamikë zhvillimi

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, merr pjesë në konferencën e nivelit të lartë organizuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, me rastin e 20-vjetorit të themelimit të saj 

TIRANË, 19 nëntor /ATSH/- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko po merr pjesë në konferencën e nivelit të lartë me temë “Rreziqet dhe Mundësitë në një Sektor Financiar Dinamik – Perspektiva Zhvillimore”, të organizuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, me rastin e 20-vjetorit të themelimit të saj, në Prishtinë.

Në këtë konferencë pjesëmarrës janë guvernatorët e bankave qendrore të rajonit, përfaqësues të autoriteteve mbikëqyrëse dhe të institucioneve financiare ndërkombëtare. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.