VIDEO/Moratoriumi i gjuetisë, shton faunën në zonat e Mbrojtura

TIRANË, 18 nëntor /ATSH/ Vendosja e moratoriumit të gjuetisë, ka bërë të mundur mbrojtjen dhe shtimin e kafshëve dhe shpendëve në Zonat e Mbrojtura.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit përmes një videoje sjell disa çaste nga shtimi i kafshëve dhe shpendëve në Zonat e Mbrojtura në Shkodër, Lezhë dhe bjeshkë.

Në pamje shihet ariu i murrmë, dhia e egër, si dhe mjaft shpendë të cilët tashmë në këto zona gjejnë habitatin e tyre natyror të sigurt.

Zonat e mbrojtura, tashmë janë habitate të qeta dhe të sigurta, ku fauna shtohet e pasurohet në vazhdimësi.

Moratoriumi i gjuetisë, gjithashtu edhe kujdesi i vazhdueshëm i stafeve të zonave të mbrojtura po dëshmojnë çdo ditë rigjenerimin e faunës së egër në vendin tonë. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.