FOTO/ Eliminohet defekti i rrjetit të ujësjellësit në rrugën “Anastas Kullurioti”, rifillon furnizimi për qytetarët

TIRANË, 18 nëntor /ATSH/ Punonjësit e Ujësjellësit në Tiranë arritën të eliminojnë një defekt në rrjetin e furnizimit në rrugën “Anastas Kullurioti”.

Ekipet e punës ndërhynë menjëherë për të riparuar defektin duke e eliminuar atë në kohë rekord e duke shmangur kështu humbjet e mëtejshme të ujit në rrjet.

Pas përfundimit me sukses të ndërhyrjes nga grupi i punës i UKT, linja rifilloi furnizimin normal me ujë për të siguruar qëndrueshmëri dhe cilësi në furnizimi për qytetarët./r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.